Njoftimet

E enjte, 6 nëntor 2014 

Pjesëmarrja në punëtori me temë: "Roli i shërbimeve legjislative në punën e Kuvendit" 

Në organizim të Institutit demokratik nacional për marrëdhënie ndërkombëtare (NDI) dhe Këshillit Nacional të Republikës së Sllovakisë, prej 5 deri më 7 nëntor 2014, në Çasta-Papirniçka, Republika e Sllovakisë, do të mbahet punëtori me temë: "Roli i shërbimeve legjislative në punën e Kuvendit". 

Në punëtorinë do të marrin pjesë deputetët znj. Svetllana Jakimovska, kryetare e Komisionit Juridik-Ligjvënës, z. Ramiz Merko, anëtar i Komisionit Juridik-Ligjvënës. 

Evenimenti i ardhshëm organizohet nën patronazhin e Iniciativës për përforcim legjislativ të Ballkanit Perëndimor. Kjo iniciativë rajonale është mbështetet financiarisht nga Fondacioni Nacional për Demokraci (NED), dhe është fokusuar në zhvillimin e praktikave të mira ligjore përmes bashkëpunimit parlamentar rajonal dhe këmbimit me parlamentet e vendeve-anëtare të BE-së. 

Në punëtorinë do të marrin pjesë kryetarët e komisioneve ligjvënëse dhe kushtetuese, si dhe anëtarët e atyre komisioneve, këshilltarët e komisioneve, si dhe ekspertë ligjorë parlamentarë nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia me qëllim që të ndahen përvojat nga Republika e Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë me shërbimet e tyre legjislative, funksionimin dhe mbështetjen e tyre. 

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për propozime konkrete për përmirësimin e cilësisë së legjislacionit me përforcimin e shërbimeve legjislative parlamentare, si dhe seksioneve të tyre për shërbime juridike që u ndihmojnë deputetëve dhe komisioneve gjatë çdo faze të procesit legjislativ në përpilimin e amendamenteve, sigurimin e mendimeve juridike për ligjet, pjesëmarrje në mbledhje të komisioneve me qëllim që të qartësohen çështjet dhe të sigurohen konsultime si dhe pasqyra të draft-ligjeve për t'u përmbajtur ligjeve vendore dhe ligjeve të BE-së. 

Click