Njoftimet

E martë, 30 shtator 2014 

Pjesëmarrja në sesionin e vjeshtës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 

Nga 29 shtator deri 3 tetor në Strasburg, Republika e Francës, mbahet sesioni i rregullt i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti Aleksandar Nikolloski. 

Në sesionin do të diskutohet për Raportin për zgjedhjet presidenciale në Turqi, luftën kundër manifestimit të neocizmit, të drejtat e femrave në bashkëpunim euro-mesdhetar, sundimin e mirë dhe cilësinë e zmadhuar të arsimit, ngritjen e statusit të arsimit dhe trajnimit profesional, aktivitetet e Organizimit për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, funksionimin dhe institucionet demokratike në Geruzi, progresin e procedurës për monitorim të Asamblesë Parlamentare, aktivitetet e Bankës Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim, shënimin e detyrimeve nga anëtarësimi i Shqipërisë dhe alternativat për paraburgimin e fëmijëve gjatë emigrimit.  

Me rëndësi të veçantë është pika për reformë të procedurës monitoruese, pas miratimit të të cilit do të futet monitorim mbi të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës.  Kjo reformë është pjesë e angazhimeve të Aleksandar Nikolloski, si nënkryetar i Komitetit për Monitorim dhe si anëtar i ad-hok Komisionit për Reformë të Procesit Monitorues. 

Si çështje urgjente, në rendin e ditës është edhe kriza në Ukrainë dhe rreziqet nga Shteti Islamik. 

Fjalim në sesion do të ketë ministri i Punëve të Jashtme i Azerbejxhanit, z. Elmar Mamadjarov. 

Click