Njoftimet

E hënë, 23 qershor 2014 

SESIONI VEROR I ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS 

Nga 23 deri më 27 qershor 2014, në Strasburg, mbahet sesioni veror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku merr pjesë shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Aleksandar Nikolloski dhe zëvendësanëtari i Delegacionit z. Imer Aliu.

Në këtë sesion do të shqyrtohet raporti i ad-hok komisionit të AP të KE-së për mbikëqyrje të zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme në Republikën e Maqedonisë.  

Temat tjera në sesion janë raporti për dhunë në mediat, sfidat e Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, si dhe kontributi parlamentar për zgjidhjen e konfliktit në Saharën Perëndimore. Pritet të mbajnë fjalim presidenti i Azerbajxhan, z. Ilham Mamadov, ministri i Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, z. Elmar Mamadijarov në cilësi të kryesuesit me Komitetin Ministror të Këshillit të Evropës, ndërsa para deputetëve në Asamblenë Parlamentare do të mbajë fjalim edhe Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës, z. Petro Poroshenko.  

Në sesionin veror do të zgjidhet edhe Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, ndërsa kandidatë janë sekretari i përgjithshëm, norvegjezi z. Tornbjorn Jaglland dhe znj. Sabina Llojthojser Shnarenberger, ish ministër i Drejtësisë së Gjermanisë.  

Click