Njoftimet

E martë, 16 dhjetor 2014 

Takim pune me temë Ndryshimet klimatike

Deputetja, znj. Liljana Popovska, më 17 dhjetor 2014, në ora 10, në Sallën e Qeverisë, do të mbajë takim pune me Shoqatën ekologjike Gou Grin, me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë dhe Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë, me temë Ndryshimet klimatike. 

Mbledhja do të ketë për qëllim informimin e deputetëve për aktivitetet përgatitore në nivel nacional, vendosje të mekanizmit për komunikim dhe informim për aktivitet lidhur me Samitin për ndryshime klimatike në Paris, Francë dhe formim të trupit koordinues (grup lobi) dhe përfshirje të deputetëve në përgatitje për Samitin në Paris, Francë. 

Click