Njoftimet

E hënë, 10 nëntor 2014 

Vendosja e kurorës me lule të freskëta 

Me rastin e 11 nëntorit - Dita e përkujtimit të dëshmorëve, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga z. Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, në përbërje me: z. Ravis Aliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë, znj. Sollza Gërçeva, anëtare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Federative të Gjermanisë dhe znj. Suzana Sekullovska, anëtare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Francës, do të vendosë kurorë me lule të freskëta më 11 nëntor 2014 (e martë), në ora 11:00 në Varrezat franceze në Manastir dhe në ora 13:00 në Varrezat gjermane në Prilep. 

Click