Njoftimet

E mërkurë, 13 gusht 2014 

Vendosja e kurorës me lule të freskëta 

Me rastin e 18 Gushtit - Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje të Svetllana Jakimovska dhe Vlladanka Aviroviq do të vendosë kurorë me lule të freskëta në varrezat Butel në Shkup dhe atë: 

- në varrezat e Partizanëve, para shtëpisë së amshueshme të gjeneralit Mihajllo Apostollski; 

- para shtëpisë së amshueshme të presidentit të ndjerë dhe komandant suprem Boris Trajkovski dhe 

- para shtëpisë së amshueshme të presidentit të ndjerë dhe komandant suprem Kiro Gligorov, më 14 gusht 2014, në ora 10:00. 

Click