Njoftimet

E premte, 10 tetor 2014 

Vendosja e luleve të freskëta me rastin e festës shtetërore 11 Tetori  

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e kryengritjes kombëtare, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 11.10.2014 (e shtunë), do të vendosin lule të freskëta në Shkup, Prilep dhe Kumanovë. 

- Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga nënkryetari z. Rafis Aliti, e në përbërje të:  znj. Sillvana Boneva, znj. Liljana Popovska, znj. Vjollca Mehmeti-Nuredini dhe znj. Lubica Buralieva, do të vendosë lule të freskëta në Shkup:  

» Ora 10:00, varrezat e Butelit:  

  1. Varrezat e partizanëve; 
  2. Varreza e Presidentit Boris Trajkovski; 
  3. Varreza e Gjeneralit Mihajllo Apostollski; 
  4. Varreza e Presidentit Kiro Gligorov. 

» Ora 11:00, Sheshi Makedonia, në përmendoren e Metodija Andonov-Çento; 

» Ora 11:30, Parku "Grua luftëtare", në Përmendoren e heronjve të rënë për Maqedoninë.  

- Delegacioni i Kuvendit, në përbërje: z. Dimitar Stevananxhija, znj. Ane Llashkoska dhe z. Musa Ibraimi, në ora 09:30, në Prilep, do të vendosë lule të freskëta në:

  1. Përmendoren e Metodija Andonov-Çento; 
  2. Përmendoren e Kuzman Josifovski-Pitu; 
  3. Mogila e të pamposhturve dhe Aleja e heronjve kombëtarë. 
- Delegacioni i Kuvendit, në përbërje: z. Stojan Milanov, z. Zoran Gjorgjievski, z.  Rexhail Ismaili dhe z. Mirvan Xhemaili, në ora 11:00, do të vendosë lule të freskëta në Përmendoren Kosturnica në Kumanovë. 
Click