Njoftimet

E premte, 31 tetor 2014 

Vlladimir Gjorçev në Seminarin Parlamentar në Madrid 

Në organizim të AP të Këshillit të Evropës, më 31 tetor 2014., në Madrid, Mbretëria e Spanjës, mbahet Seminar Parlamentar me temë: "Roli i parlamenteve nacionale në implementim të aktgjykimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut". 

Në Seminarin, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, merr pjesë deputeti z.  Vlladimir Gjorçev, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.   

Qëllimi kryesor i këtij seminari është që të mbështeten anëtarët e parlamenteve nacionale në përmirësimin e njohurive të tyre mbi Konventën evropiane për të drejtat e njeriut dhe të realizohet implementimi efikas i aktgjykimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe të shqyrtohet efikasiteti i strukturave parlamentare ekzistuese dhe mekanizmave për kontroll të standardeve të Konventës. 

AP e KE në vitin 2011 miratoi Rezolutë për "Parlamentet nacionale:  garantues të të drejtave të njeriut në Evropë", ku është cekur se: "në lidhje me zbatimin e aktgjykimeve të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës sugjeron në shembujt pozitivë në disa vende-anëtare, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Gjermani, Finlandë dhe Rumani, të cilat kanë vendosur struktura parlamentare për monitorim të zbatimit të aktgjykimeve të Gjykatës". 

Në këtë seminar, përveç anëtarëve të AP të Këshillit të Evropës, janë ftuar për të marrë pjesë parlamentarë edhe nga: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhan, Austria, Bosnja e Hercegovinë, Bulgaria, Qiproja, Franca, Geruzia, Hungaria, Letonia, Lituania, Moldavia, Serbia, Sllovakia dhe Turqia. 

Click