KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 13 janar 2015 

Aushvic - britmë e përjetshme e dëshpërimit dhe paralajmërimit për njerëzinë 

Në shënimin e 70 vjetorit të çlirimit të kampit të përqendrimit, kryetari i Parlamentit Evropian, z. Martin Shullc, deklaroi se hebrenjtë në Evropë ende frikohen për sigurinë e tyre, se kjo është diçka që tmerron dhe duhet të t'i kundërvihemi kësaj frike. 

"Aushvic është përkujtues për njerëzinë. Ai gjithmonë do të jetë britmë e dëshpërimit dhe paralajmërimit për njerëzinë", theksoi z. Shullc, duke shtuar se të gjithë kemi përgjegjësi kolektive për të garantuar se asnjëherë nuk do të përsëritet. 

Në fjalimin e tij, ai u përqendrua edhe në sulmet e paradokohshme në Paris, duke theksuar se ajo urrejtje nuk guxon të bëhet kontaminuese.  

Në fjalimin përfundimtar, eurodeputeti i parë theksoi: "Doemos duhet të luftojmë për të drejtat e çdo qenie njerëzore. Në këtë Parlament të shumë popujve, kjo është detyrë e jona e veçantë". 

Më 27 janar 1945, ushtarët sovjetikë e kanë çliruar Aushvicin, të krijuar nga ana e nazistëve pesë vite më parë, gjatë Luftës së dytë botërore. Më shumë se një milion njerëz janë vrarë (90% hebrenj, pastaj romë, oponentë politikë dhe militantë të burgosur rusë) në kampin më të madh të vdekjes - vend i tmerrshëm i urisë, sëmundjeve, torturës, eksperimenteve mjekësore dhe odave me gaz. Ajo që ka ndodhur atje, e ka tronditur dhe ende e shqetëson gjithë botën. 

a

Na ndiqni në:

Click