KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 28 tetor 2015 

BE FUT NDALIM TË ROAMINGUT 

Ndalim i plotë i roamingut kompensim për thirrje, dërgim të porosive tekstuale dhe shfrytëzim të internetit në celular jashtë vendit në vendet e BE-së, do të hyjë në fuqi më 15 qershor 2017 - u vendos në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.  Gjithashtu, u miratua edhe propozimi për rregullat e qarta për të drejtën e qasjes në internet në BE. 

Nga 30 prill 2016 kompensimi për roaming (i shtuar në çmimin që paguhet në shtëpi) nuk guxon të jetë më i madh se 0,05 € për minutë për thirrjet dalëse, 0,02 € për SMS dhe 0,05 € për megabajt për shfrytëzim të internetit në celular. 

Kufizimet për kompensimin për thirrjet hyrëse do të caktohen më vonë këtë vit, por pritet që ato të jenë shumë më të ulëta se thirrjet dalëse. 

Nëse operatorët dëshmojnë se në këtë mënyrë nuk do të mund t'i mbulojnë shpenzime e tyre dhe se kjo do të ndikojë në çmimet vendore, trupat rregullatore nacionale mund t'u aprovojnë imponim të kompensimeve minimale në rrethana të jashtëzakonshme, si mund t'i kthejnë shpenzimet e tyre. 

Që të mbrohet industria nga keqpërdorime siç është "roamingu i përhershëm", operatorëve në rrethana të caktuara  do t'u lejohet të paguajnë kompensim të vogël, më të ulët se ai aktual, në pajtim me politikën për "shfrytëzim të drejtë". 

Sa i përket neutralitetit të rrjetit, përkatësisht neutralitetit të internetit, ky është parim sipas të cilit kompanitë që ofrojnë shërbime të internetit do të marrin për obligim që t'i trajtojnë barazisht të gjitha llojet e komunikacionit, përkatësisht të mos bllokohen ose ngadalësohen faqet, aplikacionet ose shërbimet nga disa dërgues, përveç nëse kjo nuk është e domosdoshme për respektimin e ligjeve. Gjithashtu, ato doemos duhet që shfrytëzuesve t'ua sqarojnë në mënyrë të shkoqur dhe të kuptueshme shpejtësinë e internetit të marrjes dhe leximit të shërbimit, me të drejtë të kompensimit ose prishjes së marrëveshjes në rast të devijimit nga rregullat, gjë që do të kontrollohet nga trupat rregullatorë nacionalë. 

Eurodeputetët theksuan se në këtë mënyrë Evropa do të bëhet rajon i vetëm në botë me garanci ligjore për internet të hapur dhe neutralitetit të internetit.  

a

Na ndiqni në:

Click