KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 5 nëntor 2015 

BLOGERI ARAP BADAVI I SHPËRBLYER PËR LIRINË E TË MENDUARIT 

Parlamenti Evropian çmimin e sivjetshëm "Saharov" për lirinë e mendimit ia ndau Raif Badavit, bloger dhe aktivist për të drejtat e njeriut nga Arabia Saudite, i cili u burgos në vitin 2012, e më vonë u dënua me 10 vite burg, 1000 goditje me kamxhik dhe dënim të lartë me para për ofendim të vlerave islame në faqen e tij të internetit "Liberalë të lirë sauditë", ku e promovon debatin social, politik dhe fetar. 

"Këtij njeriu, i cili është shembull veçanërisht i mirë, iu imponua një nga dënimet më të rrepta që ekzistojnë në këtë vend, që mund të përshkruhet vetëm si torturë brutale.  E ftoj mbretin e Arabisë Saudite që ta ndërpresë ekzekutimin e këtij dënimi, ta lirojë z. Badavi, ta lejojë të kthehet te bashkëshortja e tij dhe t'i jepet mundësia të udhëtojnë këtu në seancë në dhjetor që ta marrë këtë çmim", theksoi kryetari i Europarlamentit, z.  Martin Shullc, gjatë shpalljes së fituesit. 

Që në fillim të këtij viti, dhoma legjislative evropiane e miratoi Rezolutën në të cilën e dënon goditjen e Badavit me kamxhik, duke e quajtur si akt i ashpër dhe tronditës dhe u bëri thirrje autoriteteve të Arabisë Saudite që urgjentisht ta lirojnë sepse është dënuar vetëm se e ka realizuar të drejtën e lirisë së të shprehurit. 

Finalistë për çmimin, përveç fituesit Raif Badavit, ishte edhe grupi i të burgosurve politikë nga Venezuela, të njohur si opozita demokratike dhe rusi Boris Nemcov, ish-nënkryetar i Qeverisë dhe politikan opozitar, i cili u vra në Moskë në shkurt të këtij viti.  

Ceremonia e ndarjes së çmimit të sivjetshëm "Saharov" do të mbahet më 16 dhjetor në Strasburg. 

Përndryshe, çmimi "Saharov" për lirinë mendimit tradicionalisht ndahet në nivel vjetor nga Parlamenti Evropian, që nga viti 1988, e në nder të individëve dhe organizatave që qëndrojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. 
a

Na ndiqni në:

Click