KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 24 tetor 2014 

Çmimi "Saharov" për gjinekologun e Kongos

Denis Mukvege, gjinekolog nga Republika Demokratike e Kongos, i specializuar për trajtim të viktimave të përdhunimit, është fitues i sivjetshëm i çmimit "Saharov", të cilin e ndan Parlamenti Evropian për lirinë e mendimit.

Eurodeputeti i parë, z. Martin Shullc dhe liderët e grupeve politike, miratuan vendim me të cilin gjinekologu 59 vjeçar e fitoi konkurrencën e ngushtë të formuar nga Lëvizja ukrainase proevropiane "EuroMaidan" dhe Lejla Junus, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe për mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike në Azerbajxhan.  

Denis Mukvege, duke e kundërshtuar fuqishëm faktin që përdhunimi shfrytëzohet si armë e luftës, gjatë Luftës afrikane në vitin 1998, e ka themeluar spitalin Panzi në qytetin Bukavu në Republikën Demokratike të Kongos, ku ende i trajton viktimat e dhunës seksuale që kanë pësuar lëndime serioze.  

Ai do ta pranojë çmimin e 26 nëntorit gjatë seancës plenare të Europarlamentit në Strasburg.  

Përndryshe, nga viti 1988 Parlamenti Evropian ua ndan çmimin "Saharov", në nder të fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrej Saharov", individëve dhe organizatave të meritueshëm për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore.  

Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi 16 vjeçarja Malala Jusafai, luftëtari pakistanez për arsimimin e vajzave, e cila para do kohe e fitoi Çmimin Nobel për Paqe.     

a

Na ndiqni në:

Click