KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 20 janar 2015 

Debati për Maqedoninë në Europarlamentin 

Raportuesi për Republikën e Maqedonisë, z. Ivo Vajgëll nga Sllovenia, e prezantoi Propozim-rezolutën për vendin tonë para Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian në Bruksel, me ç'rast u zhvillua debat për të njëjtin. 

Shumica e eurodeputetëve e vlerësuan Propozim-rezolutën si reale, konstruktive dhe proevropiane, duke dhënë përkrahje që të fillojnë negociatat për anëtarësim. 
Në Propozim-rezolutën përmenden ngjarjet pozitive dhe negative në vend dhe për së nënti herë rekomandohet që Këshilli t'i hapë negociatat për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

Përsëritet qëndrimi se çështja e emrit nuk duhet të jetë pengesë për hapjen e negociatave, megjithëse duhet të zgjidhet para fundit të procesit aderues. 

Gjithashtu, vlerësohet se hapja e negociatave aderuese do ta përforcojë stabilitetin në rajon, do të ketë ndikim pozitiv të kontesteve bilaterale, do ta nxisë dialogun politik, do ta rrisë stabilitetin ekonomik dhe do ta përforcojë kohezionin etnik. 

Debati do ta vazhdojë më 31 janar pas amendamenteve të parashtruara nga ana e eurodeputetëve, ndërsa muajin e ardhshëm, në seancën plenare do të votohet për Rezolutën. 

a

Na ndiqni në:

Click