KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 9 maj 2016 

Dita e Evropës 

Kontinenti i vjetër e feston 9 majin - Dita e Evropës, kur shënohet përvjetori i Deklaratës historike të ministrit francez të Punëve të Jashtme Robert Shuman, i cili më 9 maj 1950 propozoi model të ri të bashkëpunimit ekonomik dhe politik në Evropë, përkatësisht formim të Komunitetit Evropian për Qymyr dhe Çelik.

Çdo vit, institucionet e BE-së e festojnë këtë ditë përmes organizimit të një spektri të gjerë aktivitetesh: udhëtime, debate, konferenca, evenimente kulturore, përmes të cilave merren më shumë informata për Bashkimin Evropian dhe funksionimin e tij. 

Kështu që, gjatë këtij muaji, institucionet evropiane në Bruksel dhe Strasburg i hapin dyert e tyre për opinionin, ndërsa zyrat lokale të BE-së në vendet tjera nëpër Evropë dhe botë, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë. 

Njëkohësisht, 9 Maj është dita kur festohet edhe fitorja ndaj fashizmit, gjë që, gjithashtu, do të shënohet me seri ngjarjesh nëpër vendet evropiane. 

a

Na ndiqni në:

Click