KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 20 nëntor 2014 

Dita universale e fëmijës 

Sot shënohet Dita universale e fëmijës dhe 25 vjetori i Konventës për të drejtat e fëmijës. Me atë rast përfaqësuesit e BE-së dhanë deklaratë të përbashkët, në të cilën qëndron se "fëmijët gjithmonë kanë qenë dhe mbeten në zemrën e politikës së BE-së". 

Në Deklaratën potencohet se BE-ja çdo ditë synon në mbrojtjen e fëmijëve nga praktikat e dëmshme tradicionale, si mutilacion gjenital, martesa të hershme dhe të detyrueshme.Lufta kundër formave më të këqija të shfrytëzimit të fëmijëve, si përfshirja e fëmijëve në konflikte të armatosura, mbetet lartë në agjendën e BE-së. 

BE-ja aktivisht e mbështet edhe fushatën e KB-së "Fëmijë, jo ushtarë", e cila ka për qëllim që deri në vitin 2016 ta eliminojë rekrutimin dhe eksploatimin e fëmijëve në konflikte nga ana e forcave të armatosura qeveritare. 
Me qëllim që të pengohet dhe t'i përgjigjet dhunës mbi fëmijët, gjë që mbetet realitet i ashpër, BE-ja do të vazhdojë me bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare, me organet e KB-së, veçanërisht me UNICEF-in, si dhe me organizatat civile relevante. 

BE-ja paralajmëroi financim të më shumë se 100 milionë euro për shtatë vitet e ardhshme për mbështetje të barazisë gjinore dhe mirëqenies fëmijërore.   

Përndryshe, Dita universale e fëmijës është ngjarje ndërkombëtare vjetore e cila shënohet në 20 nëntor pas vendimit të Asamblesë së përgjithshme të KB-së në vitin 1954. 

Qëllimi është të promovohet mirëkuptim reciprok dhe ndërveprim ndërmjet fëmijëve dhe mirëqenie të fëmijëve në botë. Kjo ditë festohet edhe që të tërhiqet vëmendja e opinionit për obligimin e shoqërisë ndaj fëmijëve, si dhe për problemet me të cilat ballafaqohen fëmijët. 

a

Na ndiqni në:

Click