KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 5 qershor 2015 

"Ditët evropiane të zhvillimit" - inkubator për ide të reja me qëllim të përbashkët botë pa varfëri

Gjatë "Ditëve evropiane për zhvillim", që u mbajt më 3 dhe 4 qershor në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel, 2015 u shënua si vit me agjendë për zhvillim të qëndrueshëm, çrrënjosje të varfërisë dhe ndryshimeve klimatike, me moton "Bota jonë, dinjiteti ynë, ardhmëria ynë". 

Pjesëmarrësit kishin mundësi të debatojnë, të japin ide të tyre, të gjejnë zgjidhje dhe të ndajnë praktika më të mira, me qëllim që të ndihmohet rreth krijimit të rritjes së qëndrueshme, promovimit të të drejtave fundamentale, si dhe çrrënjosjes së varfërisë dhe zvogëlimit të pabarazisë. 

Sfida është që të vendoset partneriteti botëror për çrrënjosjen e varfërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vitet pas vitit 2015.  Synimi është botë stabile dhe e qetë, edukimi i fëmijëve, vende pune për të rinjtë dhe jetë në planetin Tokë. 

Në panel-sesionet u përfshinë edhe të rinj të moshës 21 deri 26 vjet nga e gjithë bota, të cilët i ndanë përvojat dhe vizionet e tyre për zhvillim dhe në atë mënyrë në mënyrë aktive duke u përfshirë në formësimin e vendimeve që do të ndikojnë në ardhmërinë e tyre. 

Statistika flet se është arritur progres i konsiderueshëm në vitet e fundit, duke marrë parasysh atë që në vitin 1990, 36% e popullatës botërore ka jetuar në varfëri, e sot ai numër është 12%. 

Megjithatë, pothuajse një miliardë njerëz ende jetojnë me më pak se 1 euro në ditë, çdo ditë në planetin tonë një prej tetë personave shkon të flejë me barkun e zbrazët, më shumë se një e treta e popullatës në botë nuk ka qasje në barnat kryesore për nevojat shëndetësore prioritare, ndërsa afro një miliardë njerëz, përkatësisht një e treta e popullatës urbane në botë, jeton në vende të varfra. 

Çdo vit, Forumi tërheq afro 5.000 pjesëmarrës nga më shumë se 140 vende, organizata nga sfera e bashkëpunimit për zhvillim, të drejtat e njeriut dhe ndihma humanitare.  Për atë qëllim, Bashkimi Evropian i angazhon liderët politikë, praktikuesit për zhvillim, sektorin provat dhe shoqërinë civile në krijimin e politikave të BE-së për ballafaqim me varfërinë në botë.  "Ditët evropiane të zhvillimit" - janë një lloj inkubatori për ide të reja me qëllim botë pa varfëri

a

Na ndiqni në:

Click