KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 22 tetor 2014 

Europarlamenti e aprovoi Eurokomisionin e ri

Parlamenti Evropian, me 423 vota "pro", 290 "kundër" dhe 68 "të përmbajtur", e miratoi përbërjen e re të Komisionit Evropian, i përbërë prej 27 komisarëve, të udhëhequr nga kryetari i ri, z.  Zhan-Kllod Junker.

"Pas udhëtimit të gjatë demokratik, sot ekipi im e kaloji linjën e fundit.  Ndjehem i nderuar që Komisioni im e morri mbështetjen demokratike nga Parlamenti Evropian", theksoi z.  Zhan-Kllod Junker.

Kryetari i sapozgjedhur shtoi se tani është koha për punë, duke filluar nga rimëkëmbja ekonomike, krijimi i më shumë vendeve të punës dhe vendeve më të mira të punës, ardhmëria më e mirë për të rinjtë në Evropë, mbrojtja e kategorisë më vulnerabile dhe ballafaqimi me situatën e keqe gjeopolitike.

Pasi Europarlamenti e dha pëlqimin e tij, hapi i ardhshëm është që Këshilli Evropian ta caktojë zyrtarisht Eurokomisionin, për ta filluar mandatin pesëvjeçar nga 1 nëntor.  

Në kuadër të seancës plenare, dhoma legjislative evropiane, gjithashtu, do të diskutojë edhe për buxhetin për vitin 2015. 

a

Na ndiqni në:

Click