KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 15 janar 2015 

Europarlamenti u dha respekt viktimave të Parisit 

Me heshtje njëminutëshe, grupet politike të Parlamentit Evropian u dhanë respekt 17 personave të vdekur në sulmet terroriste të javës së kaluar mbi javoren franceze "Sharli" dhe supermarketin hebraik në Paris. 

"Këto 17 karikaturistë, gazetarë, nëpunës policorë, të punësuar dhe qytetarë të rëndomtë hebraike, u vranë sepse janë përfaqësues të diçkaje që fanatikët nuk mund ta përballojnë: kritika, humor, satira dhe liria e të shprehurit.

Nuk guxojmë të lejojmë që frika, antisemitizmi, islamofobija dhe urrejtja t'i prishin vlerat që na definojnë: liria e të shprehurit dhe liria e shtypit, toleranca dhe respekti i ndërsjellë", theksoi kryetari i Parlamentit Evropian, z.  Marin Shull. 

Eurodeputetët përkujtuan se ndërmjet tre policëve, u vra një grua zezake, mysliman dhe me përkatësi etnike franceze. Ato theksuan se vlerat nuk do të ndryshohen, sepse besojnë në lirinë e të shprehurit dhe lirinë e fesë, ndërsa pikëllimi është ajo që do të na bashkojë, sepse përmes punës së përbashkët do të çrrënjoset terrorizmi. 

Gjithashtu, u potencua solidariteti i milionë qytetarëve në Evropë dhe në botë, si renesancë dhe riafirmim i vlerave themelore të Kontinentit të vjetër.

a

Na ndiqni në:

Click