KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 22 maj 2014 

FILLOJNË ZGJEDHJET EVROPIANE 

Nga sot deri më 25 maj, qytetarët e Bashkimit Evropian votojnë për përfaqësues të tyre në Parlamentin Evropian.  Më shumë se 400 milionë Evropianë me të dejtë vote nga të gjithë 28 vende-anëtare të BE-së, do ta vendosin vetë përbërjen në dhomën legjislative evropiane, e cila do të numërojë 751 deputetë. 

Votën e parë do ta japin qytetarët e Holandës dhe Britanisë së Madhe, ndërsa zgjedhjet të dielën i mbyllin italianët. 

Deputetët e sapozgjedhur do të organizohen në grupe politike deri në fund të qershorit, para mbledhjes konstituive të Europarlamentit, që është planifikuar nga 1 deri më 3 korrik në Strasburg, e në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ardhshëm i Parlamentit Evropian.  

a

Na ndiqni në:

Click