KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 1 korrik 2014 

Italia - kryesuese e re me BE

Sot Italia e merr nga Greqia kryesimin rrotullues me Bashkimin Evropian.  

Në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, kryeministri italian, z.  Meteo Renci, do t'i prezantojë prioritetet e kryesimit italian në gjashtë muajit e ardhshëm.  Siç është njoftuar tanimë, në fokusin e Italianëve do të jetë rritja ekonomike dhe punësimi. 

Logoja e Kryesimit italian është dallëndyshe me ngjyrat e Evropës dhe Italisë, që simbolizon udhëtim, shpresë dhe liri. Sqepi përpjetë shënon synim për më mirë, krahët simbolizojnë orientim, mbrojtje dhe respekt, ndërsa bishti unik i saj është simbol për larminë ndërmjet Evropianëve dhe motos së BE-së - "Të bashkuar në larminë". 

Në fillim të vitit 2015, Italia do t'ia dorëzojë kryesimin Letonisë, ndërsa në gjysmë vjetorin e dytë të vitit të njëjtë, rolin e kryesuesit do ta ketë Luksemburgu. 

a

Na ndiqni në:

Click