KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 14 maj 2015 

"Karlo Veliki" për eurodeputetin e parë 

Kryetari i Parlamentit Evropian, z. Martin Shullc, është fitues i Çmimit të 57-të  ndërkombëtar "Karlo Veliki", i cili ndahet çdo vit si mirënjohje për punën në shërbim të bashkimit evropian. 

Këshilli i drejtorëve të çmimit e prezantoi eurodeputetin e parë si "mentor i veçantë i Evropës së bashkuar, i cili ka fituar vlera të rëndësishme dhe të përhershme për përpjekjet e tij për përforcimin e parlamentit, parlamentarizmit dhe legjitimitetit demokratik në BE". 

Z. Martin Shullc, i cili ka lindur në vitin 1955, e mori funksionin njeri i parë i Europarlamentit në vitin 2012, ndërsa dy vjet më vonë bëhet kryetar i parë i rizgjedhur në këtë institucion. Në jetën e tij ky socialdemokrat gjerman, ka punuar si librar, këshilltar komunal, por edhe si kryetar më i ri i komunës së Rajnës Veriore-Vestfalen, në moshën e tij 31 vjeçare. Nga viti 1996 është anëtar i dhomës legjislative evropiane. 

Çmimi "Karlo Veliki" për individ është çmimi më i vjetër dhe më i njohur i ndarë për punë në shërbim të bashkimit evropian. 

Në ceremoninë e sotme të ndarjes në Ahën do të jenë të pranishëm shefat e shteteve, si dhe shumë ish laureatë tjerë. 

a

Na ndiqni në:

Click