KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 2 janar 2015

Letonia - kryesuese e re me BE

Nga fillimi i vitit 2015, Letonia e mori përsipër vendin e kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian. Ky vend baltik e mori përsipër kryesimin gjashtëmujor nga Italia, ndërsa më 1 korrik do t'ia japë Luksemburgut. 

Në gjashtë muajit e ardhshëm, principet themelore për Letoninë do të jenë: përfshirja, zhvillimi dhe qëndrueshmëria. Si prioritete theksohen rritja e konkurrencës dhe angazhimit për pavarësi energjetike të BE-së. Në fokus do të jenë edhe përforcimi i ekonomisë evropiane dhe hapja e vendeve të reja të punës. 

Gjatë kryesimit, është paraparë të organizohen afro dyqind evenimente në nivel të ndryshme në Letoni dhe afro 1500 mbledhje në Bruksel dhe Luksemburg. 

Gjatë kryesimit të Letonisë, ndër të tjerash, duhet të mbahet edhe Samiti i partneritetit lindor, Mbledhja e 5-të e ministrave të arsimit të vendeve të ASEM-it, Konferenca e trupave punues për standardizim, Samiti për shëndetësi elektronike, si dhe UNESKO Dita botërore e lirisë së mediave. 

a

Na ndiqni në:

Click