KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E premte, 2 janar 2015 

Lituania e miratoi euron 

Në 15 vjetorin e valutës së vetme evropiane, Lituania u bë anëtare e 19-të e Eurozonës. 

Duke filluar nga 1 janar 2015, euroja gradualisht do ta zëvendësojë litasin si valutë e këtij vendi baltik, i cili është anëtar i BE-së nga viti 2004.  Në monedhat e reja të Lituanisë prej një euro, është skalitur stema nacionale e shekullit 14.  

Belgjika, Gjermania, Irlanda, Spanja, Italia, Luksemburgu, Holanda, Austria, Portugalia, Franca dhe Finlanda janë pjesë e Eurozonës nga viti 1999, Greqia nga viti 2001, Sllovenia nga viti 2007, Qiproja dhe Malta nga viti 2008, Sllovakia nga viti 2009, Estonia nga viti 2011 dhe Letonia nga viti 2014. 

Në atë mënyrë, rrumbullakohet udhëtimi baltik në lidhje me pranimin e euros, gjë që pritet të kontribuojë në përforcimin e ekonomisë në atë rajon dhe të bëhet ende më atraktiv për biznese, tregti dhe investime. 

Me aderimin e Lituanisë, tani afro 337 milionë evropianë në 19 vende anëtare të BE-së, e ndajnë valutën e njëjtë - euro. 

a

Na ndiqni në:

Click