KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 5 qershor 2014 

LITUANIA E PËRGATITUR PËR EUROZONËN 

Komisioni Evropian vlerësoi se Lituania është vendi i vetëm i cili i ka përmbushur kriteret për hyrje në Eurozonën. Eurokomisioni i propozoi Këshillit të Ministrave të BE-së në korrik të japë vendim final që ky vend baltik prej 1 janar 2015 të mund ta fusë euron si valutë kryesore dhe si mjet i vetëm ligjor i pagesës.   

Në Raportin e Eurokomisionit thuhet se Kroacia, Bulgaria, Rumania, Hungaria, Çekia, Polonia dhe Suedia, nuk i përmbushin në tërësi kushtet për t'iu bashkëngjitur valutës së vetme evropiane. 18 vendet tjera anëtare të BE-së, përveç Britanisë së Madhe dhe Danimarkës, tanimë janë pjesë e Eurozonës. 

Kushtet për futjen e euros përbëhen prej katër kritereve ekonomike në lidhje me inflacionin, financat publike, kursin devizor dhe shkallët afatgjate. Gjithashtu, sipas Marrëveshjes së BE-së, gjatë vlerësimit doemos duhet të merren parasysh edhe faktorë plotësues si indikatorë se integrimi i vendit-anëtar në eurozonën do të zhvillohet pa probleme. 

a

Na ndiqni në:

Click