KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 22 qershor 2015 

Maqedonia temë e Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së 

Gjendja politike aktuale në Republikën e Maqedonisë është në fokusin e bisedimeve të Këshillit të sotëm për punë të jashtme të Bashkimit Evropian në Luksemburg. 

Shefat e diplomacive të vendeve anëtare të BE-së do të diskutojnë për ngjarjet në vendin tonë me përfaqësues të lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë, znj. Federika Mogerini, e pastaj edhe me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z.  Ban Ki-Mun. 

Konkluzionet e sotme që do t'i miratojë Këshilli i BE-së, të enjten dhe të premten duhet të vërtetohen nga shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së në Samitin e Këshillit të Evropës në Bruksel. 

a

Na ndiqni në:

Click