KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 15 tetor 2014 

Marrëveshja për partneritet ndërmjet Komisionit Evropian dhe UEFA 

Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuell Baroso; eurokomisari për sport, znj. Andrulla Vasiliu dhe kryetari i UEFA, z. Mishell Platini, nënshkruan Marrëveshje trevjeçare për partneritet ndërmjet Komisionit Evropian dhe UEFA (Unioni i asociacioneve evropiane të futbollit).  

Marrëveshja do të thotë punë e vazhdueshme lidhur me çështjet me interes të përbashkët, si: integriteti i sportit, respekti i të drejtave të njeriut dhe dinjiteti, mosdiskrimini dhe solidariteti. 

Qëllimi është forcimi i imazhit pozitiv të sportit evropian, veçanërisht futbollit, intensifikimi i luftës për mbrojtje të etikës në sportin dhe tejkalimi i diskriminimit, organizimi i garave, korrupsioni, dhuna, dopingu, racizmi.   

Me Marrëveshjen, UEFA u obligua të kontribuojë aktivisht edhe në Javën evropiane të sportit, që do të mbahet për së pari herë në shtator të vitit 2015.  

Sporti, si pjesë e kulturës së Kontinentit të vjetër, bashkon miliona qytetarë, pa marrë parasysh origjinën e tyre dhe luan rol të rëndësishëm në shoqëri, veçanërisht në arsimin, integrimin social dhe shëndetin publik. Gjithashtu, sporti modern është pjesë e rëndësishme e ekonomisë, që kontribuon në rritjen dhe krijimin e vendeve të punës në Evropë. 
a

Na ndiqni në:

Click