KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 1 korrik 2014 

MARTIN SHULLC U RIZGJODH SI KRYETAR I EUROPARLAMENTIT  

Për së pari herë në historinë e Parlamentit Evropian, rizgjidhet kryetari i njëjtë. Me 409 vota "pro", z. Martin Shullc e mori besimin që edhe në 2,5 vitet e ardhshme të mbetet njeriu i parë në dhomën legjislative evropiane. 

"Është nder i rrallë të jesh i pari i rizgjedhur si kryetar i Parlamentit Evropian. Këtë obligim do ta marr shumë seriozisht, sepse ne jemi zemra e demokracisë evropiane.  Nëse BE-ja e mbron popullin, do ta marrim besimin e saj, pavarësisht origjinës ose gjinisë", theksoi z. Shullc, në fjalimin e tij të shkurtër në Parlamentin Evropian në Strasburg. 

Sipas rregullave, për të qenë i rizgjedhur si kryetar, kandidati doemos duhet të ketë shumicë absolute në votat e vlefshme, përkatësisht 50% plus një.  

Nga gjithsej 723 anëtarë të Parlamentit Evropian, vota të vlefshme kanë qenë 612, nga të cilat 409 në favor të eurodeputetit gjerman Shullc. 101 vota ka marrë z. Sajad Karim nga Britania e Madhe, ndërsa nga 51 vota kanë marrë z. Pabllo Iglesias nga Spanja dhe znj. Ulrike Lunacek nga Austria. 

Votimi për nënkryetarë dhe kuestorë në Europarlamentin do të mbahet sot pasdite dhe nesër. 

a

Na ndiqni në:

Click