KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 23 mars 2015 

Mbledhja e liderëve evropianë në Bruksel 

Liderët e Bashkimit Evropian mbajtën mbledhje më 19 dhe 20 mars në Bruksel, duke u fokusuar në sfidat strategjike kryesore me të cilat ballafaqohet Evropa: energjetike, rritja dhe vendet e punës, si dhe mostabiliteti i kufijve. 

Këshilli Evropian i mbështeti planet ambicioze të Komisionit Evropian për Energjetikë, që shënon transformim fundamental të tregut energjetik të BE-së, reforma dhe riorganizim të energjisë. Këshilli e miratoi edhe strategjinë ekonomike të Komisionit, e cila fokusohet në investime, reforma strukturore dhe përgjegjësi fiskale, me qëllim të përforcimit të rritjes dhe vendeve të punës në Evropë. 

U konkludua edhe se duhet doemos të fillojë procesi i reformave strukturore për rritje të ekonomisë evropiane.

U diskutua edhe për partneritetin e propozuar ndërmjet BE-së dhe SHBA-së për tregti dhe investime. Në mbledhjen u diskutua edhe për situatën jashtë kufijve evropianë, për atë se paqëndrueshmëria në fqinjësi të Evropës ka ndikim mbi energjinë, migrimin dhe shumë më tepër. 

a

Na ndiqni në:

Click