KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 1 shtator 2015

NOMINIME PËR ÇMIMIN "SAHAROV" PËR LIRINË E MENDIMIT 

Në mbledhjen e përbashkët të ministrave për punë të jashtme të BE-së, Komiteti për Zhvillim dhe Nënkomiteti për të Drejtat e Njeriut, zyrtarisht i prezantuan të nominuarit për çmimin "Saharov" për lirinë e mendimit, të cilin e ndan Parlamenti Evropian. 

"Këtë vit kandidatët janë të lidhur me seri çështjes të ndjeshme, si korrupsioni, keqpërdorimi i pushtetit, liria e mendimit dhe e të shprehurit, emancipimi i femrës, të cilat janë tema shumë të rëndësishme", theksoi kryetari i Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut, z. Kristijan Dan Preda, gjatë hapjes së mbledhjes. 

Kandidati për Çmimin "Saharov" për vitin 2015 janë: 

  • Raif Badavi nga Arabia Saudite, bloger dhe autor i faqes së internetit "Liberalë saudian falas", i cili është dënuar me 10 vjet burg për shkak të cenimit të vlerave islamike në faqen e tij. Ai paraqet simbol për luftën për lirinë e fjalës dhe me nominimin e tij nderohen të gjithë ato që angazhohen për shprehjen e lirë në botë. 
  • Grup i të burgosurve politikë nga Venezuela, të njohur si opozitë demokratike në Venezuelë, të krijuar pas Mesa de la Unidad Demokratika, koalicion parazgjedhor të formuar në vitin 2008 për bashkim kundër partisë së kryetarit Ugo Çaves, që luftojnë për t'i realizuar të drejtat e veta.  
  • Edna Adan Ismail, aktiviste somaleze dhe ish-ministre në Qeverinë, e cila angazhohet për ndalimin e gjymtimit të gjenitaleve femërore. Ajo ende është drejtoreshë dhe themeluese e maternitetit Edna Adan në Hergeisë në Somali. Këmbëngulja dhe vendosmëria e saj kanë shpjerë në përmirësimin e jashtëzakonshëm të rolit të femrës në shoqërinë moderne të Somalisë. 
  • Boris Nemcov, fizikan rus, ish-nënkryetar i Qeverisë dhe politikan opozitar, i cili u vra në Moskë në shkurt të këtij viti. Si lider i opozitës dhe aktivist i shoqërisë civile, ka punuar në zbulimin e korrupsionit dhe keqpërdorimit të fuqisë politike në Rusi, për të pasur një Rusi demokratike, prosperitare dhe paqësore. 
  • Nadja Savçenko, pilot ushtarak dhe anëtar i Kuvendit dhe delegacionit të Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila është kapur më 18 qershor 2014 dhe është transportuar ilegalisht në Rusi. Paraqet "simbol" i më shumë se 150 të robëruarve nga ana e Rusisë pas aneksimit të Krimit. 
  • Eduard Snouden, ekspert kompjuterësh, i cili ka punuar për Agjencinë e Sigurisë Nacionale të SHBA-së dhe i cili ka lëshuar në mediat pjesë të programit për mbikëqyrje masive; Antoan Delltour, ish-revizor i njërës prej katër kompanive më të mëdha multifunksionale për shërbime profesionale - Price Waterhouse Coopers, i cili ua ka zbuluar gazetarëve sekretin e zgjidhjeve tatimore me kompanitë multifunksionale në Luksemburg; Stefani Gibo, e cila e ka zbuluar evazionin fiskal dhe larjen e parave nga ana e UBS AG.   

Të nominuarit për çmimin vijnë me propozim të grupeve politike ose së paku 40 anëtarë të Parlamentit Evropian. Në rrethin më të ngushtë të fituesve të mundshëm, do të hyjnë tre prej kandidatëve të lartpërmendur, ndërsa fituesi do të zgjidhet kah fundi i muajit. 

Përndryshe, çmimi "Saharov", për nder të shkencëtarit sovjetik dhe disident politik Andrej Saharov, u ndahet edhe një nga viti 1988 individëve ose organizatave që angazhohen në luftën kundër mostolerancës, fanatizmit dhe tiranisë, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.      

a

Na ndiqni në:

Click