KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 24 shtator 2014 

Nominimet për çmimin "Saharov" 

Parlamenti Evropian i publikoi emrat e të nominuarve për çmimin "Saharov", që e ndan çdo vit për lirinë e mendimeve. 

Shtatë të nominuarit janë: 

  • Mahmud Al Asali, profesor i drejtësisë nga Universiteti në Mosul, i cili ka qëndruar në mbrojtje të të drejtave krishtere, i vrarë në korrik të vitit të kaluar dhe Rafael Luis Sako, patriark irakian nga Kisha katolike kaldeje, i nominuar për mbrojtje të lirive fetare. 
  • Raperi maroken Muad Belzhua, i njohur si El Haked; Ala Jakubi nga Tunisi, i njohur si El Veld dhe blogeri egjiptian dhe aktivist politik Ala Abdel Fatah.  
  • "Kredo" - organizata për mbrojtjen e minoriteteve krishtere.  
  • Lëvizja ukrainase proevropiane "EuroMaiden", të udhëhequr nga gazetari Mustafa Naem, këngëtarja dhe fituese e erovizionit Rusllana Liziçko, aktivistja Jelisaveta Shepetilnikova dhe gazetarja Tetjana Çornovel.  
  • Aktivistja amerikane e lindur në Somali, Ajan Hirski Ali, mbrojtëse e të drejtave të femrave në shoqërinë islamike.  
  • Denis Mukveg, gjinekolog nga Republika Demokratike e Kongos, i specializuar për trajtim të viktimave të përdhunimit dhe themelues i spitalit në Bukavu. 
  • Lejla Junus nga Avganistani, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe drejtoreshë e Institutit për Paqe dhe Demokraci. 

Fituesi i çmimit të sivjetshëm "Saharov" do të publikohet në tetor.  

Përndryshe, çmimi e mban emrin e fizikanit sovjetik dhe disidentit politik Andrej Saharov. Europarlamenti që nga viti 1988 ua ndan çmimin individëve ose organizatave të meritueshëm në luftën për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.  

a

Na ndiqni në:

Click