KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 6 shkurt 2014

PARLAMENTI EVROPIAN E MIRATOI REZOLUTËN PËR MAQEDONINË

Parlamenti Evropian me 486 vota "pro", 55 "kundër" dhe 29 "të përmbajtur", e miratoi Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. U miratuan katër nga gjithsej shtatë amendamente të propozuara.  
 
Në Rezolutën, e propozuar nga raportuesi Riçard Hovit, edhe njëherë thirret Këshilli i Bashkimit Evropian, pa prolongim, të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE, përndryshe rrezikohet stabiliteti i vendit tonë dhe i rajonit. 

Njëkohësisht, Republika e Maqedonisë doemos duhet të vazhdojë me reformat dhe përmbushjen e kritereve për hyrje në familjen evropiane.

Parlamenti Evropian i bën apel Greqisë që ta shfrytëzojë rolin e kryesuesit me BE-në për impuls plotësues në zgjidhjen e kontestit me emrin, njëkohësisht duke theksuar se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e negociatave, megjithëse duhet zgjidhur para fundit të procesit të anëtarësimit. 

a

Na ndiqni në:

Click