KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 18 dhjetor 2014

Parlamenti Evropian e shpërbleu filmin "Ida" 

Kryetari i Parlamentit Evropian, z. Martin Shullc, ia ndau çmimin vjetor "Luks" regjisorit Pavel Pavlikovski për filmin danez-polak "Ida". Çmimi ka për qëllim ta promovojë diversitetin evropian dhe rëndësinë shoqërore të filmit të Kontinentit të vjetër.   

"Filmat evropiane na mundësojnë të informohemi për historinë tonë të përbashkët dhe për rrëfimet e fqinjëve tanë, të kemi qasje në realitetin e jetës në vendet tjera, ta njohim veten dhe fqinjët tanë më mirë, të kemi mirëkuptim më të madh njëri me tjetrin dhe ta forcojmë ndjenjën e përkatësisë së përbashkët, duke i tejkaluar kufijtë nacionale", theksoi eurodeputeti i parë. 

"Ida" është rrëfim individual emocional për një vajzë Ida (e cila e aktron Agata Tërzebushovska), bonjake, e cila para se të bëhet murgeshë, mëson se ka teze dhe në kërkim të identitetit të saj, ballafaqohet me sekrete të errëta të së kaluarës së saj.  Ky është film për gjërat universale: faji, dobësia, falja, por, gjithashtu, për paradokset e shpirtit njerëzor dhe situatave historike. 

"Ida" është film i cili arriti të prek te opinioni në gjithë territorin e Evropës.  Kjo tregon se arti ende ka rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë", theksoi regjisori Pavlikovski gjatë pranimit të çmimit. 

Përveç "Ida" edhe dy finalistët tjerë - "Armiku slloven i klasës" i Rok Biçek dhe "Vajzëria" e Selin Shiama nga Franca, janë titruar në 24 gjuhë, të paraqitura gjatë ditëve filmike "Luks" në 28 vendet anëtare të BE-së, në së paku 18 festivale, në më shumë se 40 qytete evropiane. 

Përndryshe, "Ida" tashmë fitoi edhe titullin filmi më i mirë evropian në Çmimet filmike evropiane në Riga, ndërsa është nominuar edhe për prestigjin "Globi i artë". 

a

Na ndiqni në:

Click