KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 16 shkurt 2015 

Pilzen dhe Mons - kryeqendra kulturore të Evropës 

Qyteti Pilzen nga Republika e Çekisë dhe Mons nga Belgjika janë zgjedhur si qytete evropiane të kulturës për vitin 2015 dhe do të jenë nikoqirë në seri evenimentesh gjatë këtyre 12 muajve, si koncerte, ekspozita dhe evenimente artistike urbane. 

Pilzen gjendet në afro 90 km në perëndim të Pragës, me 170.000 banorë dhe është qendër e jetës akademike, e biznesit dhe e jetës kulturore në pjesën perëndimore të Çekisë, ndërsa qendra e qytetit është nën mbrojtje të UNESKO-s. Historikisht Pilzen për së pari herë përmendet si kështjellë në vitin 976, ndërsa qytet bëhet në vitin 1295. 

Qyteti është i njohur për nga bira e famshme "Pilzener" ose vetëm "Pilz", e krijuar në vitin 1842 nga prodhuesi i birrës Xhozef Groll nga Bavaria, ku sipas kësaj tradite prodhohet edhe birra maqedonase "Skopsko". Gjithashtu, në qytetin gjenden edhe fabrika të kompanisë automobilistike "Shkoda", e themeluar në vitin 1859.  Universiteti i Bohemisë Perëndimore në Pilzen është mirë i njohur sipas Shkencave të tij të Drejtësisë, Mekanikës dhe Fakultetit për Shkencat e Aplikuara. Pilzen mund të lavdërohet edhe me godinë të re moderne teatrale, ndërsa i kultivon edhe traditat lokale të këngëve dhe valleve. Gjithashtu, është interesante që Sinagoga në Pilzen është e treta me madhësi në botë, menjëherë pas atyre në Jerusalem dhe Budapest.   

Qyteti i Belgjikë dhe komuna e Monsit, që do të thotë mal, është themeluar në shekullin 7, tani numëron më shumë se 93.000 banorë, ndërsa ka qenë udhëkryq që nga mesjeta, si dhe qendër e rëndësishme xeherore dhe industriale. Nga viti 1967, Mons është seli kryesore e NATO-s në Evropë. 

Qendra e qytetit kryesisht përbëhet nga shtëpi të ndërtuara nga tulla të kuqe. Rruga e Vinsent van Gog është atraksion i vërtetë turistik në Mons, e cila përfshin dy shtëpi të vogla me tulla të kuqe në të cilat para më shumë se një shekulli ka jetuar piktori i ri i cili ka qenë ndihmës i priftit ungjillor. Si përfaqësues i artit, krahas Van Gog, Mons mund të lavdërohet edhe si vendlindje e kompozitorit Orllando di Llaso. Është e dukshme edhe ajo që poeti francez Poll Verllen ka qenë i burgosur atje. Evenimenti tradicional kryesor në qytetin është karnavali Dudu, me betejën karakteristike të Lukemonit ndërmjet Shën Gjergjit dhe kuçedrës. 

Në kuadër të mandatit të qytetit evropian të kulturës, në Mons do të hapen pesë muze të reja dhe një sallë koncerti, ndërsa janë rinovuar edhe më shumë objekte të shekullit 16 dhe 17. 

Përndryshe, titulli Qyteti Evropian i kulturës, i cili është futur që në vitin 1985, ka për qëllim ta theksojë diversitetin dhe pasurinë e kulturës evropiane dhe të kultivohet identiteti evropian. Fitimi i këtij nderi, për qytetet e zgjedhura evropiane do të thotë promovim i skenës ndërkombëtare, zhvillim socio-ekonomik dhe tërheqje të turistëve. 

Më shumë se 50 qytete të Kontinentit të vjetër tashmë e kishin nderin të jenë kryeqendra kulturore të Evropës, ndërsa nga viti 2011, këtë titull e marrin dy qytete nga dy vende të ndryshme të BE-së.   

Komisioni Evropian është organizator i "Qytetit evropian të kulturës" dhe çdo vit Këshilli Ministror i BE-së i cakton qytetet të cilat do ta promovojnë kulturën evropiane, ndërsa Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve Kulturore është ngarkuar për vlerësim të qyteteve të propozuara. 

Vitin e kaluar primatin qytete evropiane të kulturës e kishte kryeqyteti i Letonisë, Riga dhe qyteti i Suedisë, Umeo. 

a

Na ndiqni në:

Click