KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 26 nëntor 2014 

Plani investues i Eurokomisionit në vlerë prej 315 miliardë euro 

Komisioni Evropian paralajmëroi plan të ri investues, i cili duhet të sigurojë investime prej së paku 315 miliardë euro në tre vitet e ardhshme, me qëllim të nxitjes së zhvillimit dhe punësimit në Evropë. 

Plani nuk ofron para të freskëta, por paraqet pako masash, me ndihmën e mjeteve ekzistuese në buxhetin e BE-së dhe kontribut të Bankës Evropiane të Investimeve, që të tërheqin investime private. Investimet e mëdha evropiane duhet të krijojnë vende të reja pune. 

"Sot Evropa hap një faqe të re. Duhet t'i dërgohet porosi popullit të Evropës dhe pjesës tjetër të botës - Evropa kthehet në biznesin. Ky nuk është çast që duhet shikuar prapa. Investimet janë për të ardhmen. Kjo është sfidë e një gjenerate", theksoi kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhan-Kllod Junker. 

Plani bazohet në tre pika kryesore: 

  • mobilizimi i mjeteve për investime pa rritje të borxhit publik; 
  • orientimi i investimeve për projekte në zona kryesore, si infrastruktura, arsimi, hulumtimi dhe novacionet; 
  • mënjanimi i barrierave për investim në sektorë të caktuar. 

Njeriu i parë i Eurokomisionit shprehu bindje se Evropa mund të ofrojë shpresë për brezat e saj të ardhshëm dhe për pjesën tjetër të botës, si qendër atraktive premtuese për vende pune, zhvillim dhe investime. 

a

Na ndiqni në:

Click