KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 5 shkurt 2014

RAPORTI PËR MAQEDONINË PARA PARLAMENTIT EVROPIAN

Parlamenti Evropian sonte do të diskutojë, ndërsa të nesërmen do të votojë për Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2013, të përpiluar nga raportuesi për vendin tonë, eurodeputeti britanik, z.  Riçard Hovit.

Në rezolutën, Parlamenti Evropian edhe njëherë e fton Këshillin e Bashkimit Evropian, pa prolongim, të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit tonë në BE.  Në të kundërtën, mund të shkaktohen tensione në vend, si dhe të rrezikohet stabiliteti rajonal. 

Theksohet se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë për fillimin e negociatave, megjithëse duhet të zgjidhen para fundit të procesit për anëtarësim.  I bëhet apel Greqisë, që në frymën e vlerave evropiane, ta shfrytëzojë kryesimin e BE-së për impuls plotësues për integrimin e vendit tonë.

Parlamenti evropian e fton Maqedoninë të vazhdojë me reformat dhe përmbushjen e kushteve për qasje në familjen evropiane.

a

Na ndiqni në:

Click