KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 8 tetor 2014 

Rekomandimi i gjashtë për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE 

Eurokomisari për zgjerim të BE-së, z. Shtefan Fyle, e shpalli Raportin vjetor për progresin e Republikës së Maqedonisë për periudhën nga muaji tetor 2013 deri në shtator 2014, në të cilin Komisioni Evropian për të gjashtën herë me radhë i jep rekomandim vendit tonë për t'i filluar negociatat për anëtarësim në BE. 

Në Raport jepen vërejtje pozitive dhe negative për punën e bërë në realizimin e reformave në sferat kryesore. Me rëndësi esenciale mbetet mbajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, zgjidhja kompromise dhe zgjidhja e pranueshme reciproke për emrin, nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara. 

Eurokomisioni përmes Dialogut aderues të nivelit të lartë mbetet i përkushtuar në procesin eurointegrues të vendit tonë. 

Ky ishte Raporti i fundit për progresin i prezantuar nga z. Shtefan Fyle, duke pasur parasysh atë që nga fundi i muajit funksionin eurokomisar për zgjerim do ta merr z.  Johanes Han. 

Në dhjetor, Këshilli Evropian duhet të vendosë nëse do ta pranojë rekomandimin nga Komisioni Evropian dhe do të japë "dritë të gjelbër" për fillimin e negociatave. 

a

Na ndiqni në:

Click