KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 11 mars 2015 

Rekomandimi i nëntë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në

Parlamenti Evropian me shumicë votash e miratoi Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë, të përpiluar nga eurodeputeti slloven  dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, z. Ivo Vajgëll, për të cilën mbrëmë vonë u zhvillua debat. 

Për të nëntën herë me radhë thirret Këshilli Evropian që të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, gjë që do t'i përshpejtojë reformat dhe do ta përforcojë procesin e demokratizimit. 

Njëkohësisht, rekomandohet se çështja bilaterale me Republikën e Greqisë, rreth kontestit me emrin, nuk duhet të jetë pengesë për hapjen e negociatave, por të zgjidhet në ndërkohë, para procesit të anëtarësimit. 

Në Rezolutën përsëri theksohen vlerësimet pozitive dhe negative në lidhje me reformat dhe funksionimin e plotë në vend. 

Shprehet brengë për krizën politike aktuale, me apel për hetim të pavarur, duke i respektuar plotësisht principet e transparencës, paanshmërisë dhe prezumimit të pafajësisë, si dhe të përfshihet në këtë proces shefja e diplomacisë së BE-së, znj. Federika Mogerini. Njëkohësisht potencohet se kompromiset janë me rëndësi thelbësore për funksionimin e demokracisë. 

a

Na ndiqni në:

Click