KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 16 tetor 2013

REKOMANDIMI I PESTË PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E MAQEDONISË NË BE

Në Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë të cilin e prezantoi eurokomisari për zgjerimin e Bashkimit Evropian, z. Shtefan Fyle, për së pesti herë Komisioni Evropian rekomandon hapje të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Eurokomisioni mbetet i bindur se vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim do të kontribuojë për krijimin e kushteve të përshtatshme për përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në tërësi, veçanërisht për gjetjen e zgjidhjes reciprokisht të pranueshme për çështjen e emrit, gjë që është me rëndësi esenciale.  Kërkohet që përfundimisht të gjejmë zgjidhje, me angazhim aktiv të komunitetit ndërkombëtar.

Apelohet që Këshilli të sjellë vendim për marrjen e datës për fillimin e negociatave, në të kundërtën vihet në pyetje kredibiliteti i procesit të zgjerimit, i cili bazohet në kushtëzimin e qartë dhe në principin e meritave personale.

Procesi i zgjerimit është me rëndësi esenciale me qëllim që të konsolidohen dhe të nxiten reformat e mëtutjeshme, si dhe të përforcohen marrëdhëniet ndëretnike.  Dialogu i nivelit të lartë është vegël e dobishme i cili kontribuoi që vendi të avancohet në më shumë sfera prioritare, por ai nuk mund t'i zëvendësojë negociatat për anëtarësim. 

a

Na ndiqni në:

Click