KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 21 janar 2015 

Rritëm i ngadalshëm në progresin e barazisë gjinore 

Është arritur progres i vogël në lidhje me vitet e kaluara dhe nëse vazhdohet me këtë rritëm të ngadalshëm, dallimi gjinor, për shembull, në lidhje me rrogat, do të eliminohet bile në vitin 2084 - qëndron në Raportin për barazi në vendet nga BE-ja për vitin 2013, të përgatitur nga ana e eurodeputetit belgjik, z. Mark Tarabela, të miratuar nga Komiteti për të Drejtat e Femrave të Parlamentit Evropian. 

Statistika thotë se shkalla e punësisë te femrat në Evropë, në krahasim me periudhën para pesë vitesh, është rritur nga 60% deri në 63%, gjë që nuk mjafton, ndërsa gjithnjë më shumë femra kanë punë të pasigurt ose orar pune të shkurtuar ose janë me kontrata të përkohshme. 

Eurodeputeti belgjik vlerëson se eliminimi i dhunës mbi femrat doemos duhet të vendoset si prioritet, gjithashtu një vit t'i kushtohet luftës kundër dhunës, megjithëse tingëllon simbolike, është shumë me rëndësi, sepse në shumë vende kjo ende është temë tabu. 

Z. Tarabela potencoi se nevojitet të ndryshohet mentaliteti sepse barazia gjinore është e barabartë me të drejtat. Meshkujt dhe femrat nuk janë dhe asnjëherë nuk do të jenë të njëjtë, por duhet të kenë të drejta të njëjta. 

Përndryshe, Komiteti për të Drejtat e Femrave i Parlamentit Evropian, çdo vit përpilon raport për progresin në barazinë ndërmjet femrave dhe meshkujve.  

a

Na ndiqni në:

Click