KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 29 janar 2015 

Rritje të turizmit në BE 

Numri i bujtjeve në kapacitetet akomoduese turistike në vendet anëtare të BE-së në vitin 2014, është afro 2,7 miliardë, gjë që paraqet rritje prej 1,7% në krahasim me vitin 2013. 

Vendet më të vizituara në këtë kategori statistikore për vitin e kaluar janë: Franca (403 milionë bujtje), Spanja (401 milionë), Italia (370 milionë) dhe Gjermania (366 milionë). 

Sipas të dhënave të Zyrës statistikore evropiane - EUROSTAT, pas rënies të shënuar në vitin 2009 si pasojë e krizës financiare, në pesë vitet e fundit vijon rritje e vazhdueshme e numrit të bujtjeve në kapacitetet turistike në BE. 

a

Na ndiqni në:

Click