KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 5 qershor 2015

Samiti i G-7

Me moton "Mendo paraprakisht, vepro bashkërisht", më 7 dhe 8 qershor, në Bavarinë gjermane, në jug të Munihut, do të mbahet Samiti i 41-të i G-7, për rolin dhe aktivitetet e Bashkimit Evropian. 

BE-ja, si anëtare e plotfuqishme e Grupit prej shtatë kombesh (Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe, SHBA-ja), do të prezantohet nga kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhan-Kllod Junker dhe kryetari i Këshillit Evropian, z.  Donalld Tusk. 

Në fokusin e bisedimeve, siç është përcaktuar nga Kryesimi gjerman, do të jenë:  ekonomia globale, tregtia, punët e jashtme, siguria dhe çështjet lidhur me shëndetin dhe zhvillimin. 

Liderët, gjithashtu, do të diskutojnë për ndryshimet klimatike ndërkombëtare dhe zhvillimin e qëndrueshëm.  Çështje tjera të rëndësishme që do të gjenden në rend dite janë: mbrojtja e mjedisit jetësor detar dhe efikasiteti i resurseve; rezistenca e antibiotikëve, sëmundjet lidhur me varfërinë dhe Ebolën; përforcimi i pozitës së femrave të vetëpunësuar dhe femrave në trajnimin profesional etj. 

Tradicionalisht, në Samitin, janë ftuar të marrin pjesë edhe numër i madh i liderëve të shteteve dhe qeverive nga vendet e treta, si dhe kryetarë të organizatave ndërkombëtare. 

G-7, si format i rëndësishëm për bashkëpunimin politik dhe ekonomik ndërmjet vendeve industriale udhëheqëse, paraqet forum për diskutim, ku liderët marrin për obligim që të arrihen qëllime të përbashkëta dhe t'u përgjigjen sfidave globale. 

a

Na ndiqni në:

Click