KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 10 shtator 2013

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Nga 9 deri më 15 shtator, Parlamenti Evropian në Strasburg mban seancë plenare, në kuadër të së cilës, sot do të promovohet fushata informative për zgjedhjet evropiane, të cilat do të mbahen vitin e ardhshëm.

Gjatë ditës së nesërme, fjalim do të mbajë kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, ndërsa eurodeputetët bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë, znj. Ketrin Eshton, do të debatojnë për zgjidhje politike për situatën aktuale në Siri, si dhe për gjendjen në Egjipt.

Gjithashtu, në Strasburg do të diskutohet edhe për:  prodhimin e bioenergjisë, për rreziqet nga hipotekat, projektet për gaz, për sistemin e mbikëqyrjes bankare, ndërsa kryetari i Europarlamentit, z. Martin Shullc, do të mbajë konferencë shtypi për gjendjen në Bashkimin Evropian.


 
 

a

Na ndiqni në:

Click