KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 14 tetor 2015 

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT 

Parlamenti Evropian në Bruksel sot mban seancë plenare, në vigjilje të samitit të BE-së në nivel të shefave të shteteve dhe qeverive, i cili do të realizohet në dy ditët e ardhshme. 

Në seancën do të diskutohet për ballafaqimin e BE-së me krizën më serioze të refugjatëve pas Luftës së dytë botërore dhe për mjetet e miratuara për financimin e vendeve të BE-së që janë të goditur më rëndë nga vala e refugjatëve, si dhe për financimin e vendeve që nuk janë anëtare të BE-së.   

Në kuadër të temës për krizën e refugjatëve, do të debatohet edhe për bashkëpunimin me Turqinë për ngjarjet aktuale në Siri.  

Në agjendë do të gjendet edhe referendumi në Britaninë e Madhe për atë nëse do të mbetet ose do ta braktisë Bashkimin Evropian, si dhe ngjarjet më të reja dhe zgjedhjet lokale vijuese në Ukrainë. 

Dhoma legjislative evropiane, gjithashtu, do të debatojë edhe për Rezolutën për ndryshime klimatike, të përpiluar nga Komiteti për mjedis jetësor me tre qëllime obligative, ndërsa do të mbahet edhe debat në lidhje me rritjen e antisemitizmit, islamofobisë dhe gjuhës së urrejtjes në Kontinentin e vjetër. 

a

Na ndiqni në:

Click