KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 26 shkurt 2014

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Parlamenti evropian në Strasburg këtë javë mban seancë plenare, në kuadër të të cilëve sot do të debatohet për situatën politike në Ukrainë, ndërsa nesër do të votohet për Rezolutën. Të shtunën, delegacioni prej dymbëdhjetë eurodeputetëve zyrtarisht udhëton për në Kiev për t'u takuar me kolegët në Parlamentin e Ukrainës dhe për të diskutuar për ndihmën urgjente.

Në rend dite në seancën e sotme do të jetë edhe industria e duhanit, përkatësisht tentimi që cigaret të janë sa më pak atraktivë për të rinjtë. Do të rritet vëllimi i paralajmërimeve shëndetësore deri në 65% në sipërfaqen e pakos dhe do të bëhet ndalimi i pakos me më pak se 20 cigare. Cigaret elektronike do të rregullohen ose si barna ose si prodhime të duhanit. 

Dje u votua që Fondi për Ndihmë Evropiane të vazhdojë t'u ofrojë qytetarëve më të varfër të BE-së ushqim, mbrojtje themelore sociale dhe materiale për periudhën 2014-2020, në vlerë të zmadhuar prej 3.5 miliardë euro. 

a

Na ndiqni në:

Click