KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E enjte, 8 tetor 2015 

SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT 

Nga fillimi i kësaj jave, Parlamenti Evropian mban seancë plenare në Strasburg, në kuadër të së cilës u zhvillua debat ndërmjet liderëve të grupeve politike dhe kryetarit të Republikës së Francës, z. Fransoa Oland dhe kancelari i Republikës së Gjermanisë, z.  Angela Merkel, e në lidhje me zgjidhjen e përbashkët të sfidave aktuale me të cilat ballafaqohet BE-ja. 

Kriza e refugjatëve është shkak për këtë paraqitje të përbashkët të liderëve të Francës dhe Gjermanisë në Europarlament pas rënies së murit të Berlinit në vitin 1989. 

"Vizita e Fransoa Olland dhe Angella Merkell është simbol i pajtimit francez-gjerman dhe unitetit evropian. Kur bashkëpunimi francez-gjerman nuk funksionon mirë, vuan gjithë Evropa. Nëse, në kushte të krizës, Franca dhe Gjermania gjejnë një kompromis të mirë, kjo është në dobi të të gjithë partnerëve dhe gjithë territorit të BE-së", theksoi kryetari i Parlamentit Evropian, z. Martin Shullc. 

Në seancën plenare fjalim mbajti edhe mbreti spanjoll Felipe VI, i cili e thirri BE-në ta trajtojë krizën e refugjatëve me "zemërgjerësi, solidaritet dhe përgjegjësi".   

Në rend dite para eurodeputetëve, para ditës së sotme përfundimtare, ishte edhe:  bashkëpunimi i BE-së me Turqinë për konfliktin në Siri; Skandali me Uolsfagen në lidhje me emisionin e gazrave dalëse; masat kundër ndotjes së ajrit; ndarja efektive e buxhetit të BE-së për ndihmën e Greqisë; ndihma financiare për të falimentuarit në industrinë automobilistike dhe avioindustrinë në Gjermani, Itali dhe Belgjikë, si dhe për dëmet nga vërshimet në Bulgari dhe Greqi. 

a

Na ndiqni në:

Click