KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 9 qershor 2015 

Seanca plenare e Europarlamentit 

Nga 8 deri më 11 qershor, në Parlamentin Evropian në Strasburg, mbahet seancë plenare, në të cilën, mes tjerash, do të debatohet për tregtinë transatlantike dhe partneritetin investues në SHBA, si do të sigurohet zona e lirë tregtare në botë. 

Gjithashtu, do të diskutohet për luftën kundër propagandës ruse dhe kërcënimeve të sigurisë për Detin e Zi, për qëndrimin e Hungarisë për dënim me vdekje dhe progresin në reformat e Turqisë për vitin 2014. 

Në rend dite do të gjenden edhe të a.q "kufijtë e mençur", pastaj Strategjia për barazi gjinore dhe Strategjia për siguri energjetike e BE-së, ndryshimet klimatike, të drejtat e njeriut dhe demokracia, si dhe sporti, përkatësisht skandali aktual i FIFAS në lidhje me korrupsionin. 

Në kuadër të mbledhjes, fjalim do të mbajë presidenti i Mongolisë, ndërsa do të mbahet edhe tribunë për krizën në Burundi. 
a

Na ndiqni në:

Click