KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 27 prill 2015 

Seanca plenare e Europarlamentit 

Parlamenti Evropian nga 27 deri në 30 prill mban seancë plenare në Strasburg, në të cilën, mes tjerash, në rend dite do të jetë edhe Marrëveshja për stabilizim dhe asociim me Republikën e Maqedonisë. 

Gjithashtu, Europarlamenti duhet ta vlerësojë progresin e Shqipërisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në vitin 2014. 

Ditën e fundit të muajit, eurodeputetët do të debatojnë për tragjeditë në Mediteran, për agjendën e re evropiane për siguri, për të drejtat e njeriut dhe rezolutat e demokracisë, ndërsa do të votohet edhe për Iniciativën e rinjve për punësim. 

Pjesë e agjendës do të jenë edhe temat si: përdorimi joracional i qeseve prej plastike, biokarburantet, alkooli, peshkataria dhe Deti baltik, "kufijtë e mençur", emisionet e CO2, draft-ligjet për hedhurina etj. 

a

Na ndiqni në:

Click