KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 25 qershor 2014 

SHQIPËRIA ME STATUS TË KANDIDATIT PËR BE 

Këshilli për Punë të Përgjithshme i Bashkimit Evropian, në mbledhjen e djeshme vendosi që Shqipërisë t'i ndahet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE. 

Për fillimin e negociatave zyrtare për anëtarësim, fqinji ynë perëndimor duhet të marrë rekomandim edhe nga Komisioni Evropian në kuadër të raportit për progresin në tetor, e pastaj edhe "dritë të gjelbër" nga Këshilli Evropian në Samitin në dhjetor.  

Njëkohësisht, ministrat për punë të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së i bënë apel Shqipërisë ta përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. 
Në mbledhjen, gjithashtu, u bënë përgatitje për mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian, që do të mbahet më 26 dhe 27 qershor. 

Nesër liderët e BE-së do ta shënojnë fillimin e Luftës së parë botërore dhe do të fokusohen në të ardhmen e BE-së, prioritetet dhe qëllimet e saj. Të premten, përsëri do të debatojnë për lirinë, sigurinë dhe drejtësinë, mbrojtjen e të dhënave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të BE-së, ndërsa në agjendë do të gjenden edhe zhvillmi, konkurrenca dhe vendet e punës, klima dhe energjetika, si dhe marrëdhëniet me Ukrainën dhe Rusinë dhe partnerët tjerë lindorë.  

a

Na ndiqni në:

Click