KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 18 nëntor 2014 

Shtetësi për 818.000 të huaj në BE 

Në vitin 2012, 818.000 persona të huaj kanë marrë shtetësi në 28 vende anëtare të BE-së, tregon statistika e Eurostatit. 

Kjo paraqet rritje prej 4% në krahasim me vitin 2011 dhe 6% plus në krahasim me vitin 2009, ndërsa Marokenët edhe më tutje janë pranuesit kryesorë të shtetësisë së BE-së. 

Në vitin 2012, shkalla më e lartë e natyralizimit është regjistruar në Hungari (12,8 shtetësi të ndara çdo njëqindtit banor të huaj), pastaj vijon Suedia (7,8) dhe Polonia (6,6), ndërsa shkalla më e ulët është në Çeki dhe Sllovaki (0,4), Estoni (0,6) dhe Austri (0,7).     

Mesatarisht, janë ndarë 2,4 shtetësi çdo njëqindtit banor të huaj. 

Përndryshe, Eurostati është Drejtori e përgjithshme e Komisionit Evropian i lokalizuar në Luksemburg. Përgjegjësitë e tij kryesore janë t'i sigurojë Bashkimit Evropian informata statistikore në nivel evropian dhe ta promovojë harmonizimin e metodave statistikore nëpër vendet anëtare të BE-së, vendet kandidate dhe shtetet e EFTA-s. 

a

Na ndiqni në:

Click