KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 22 qershor 2014 

TRE FILMA NË KONKURRENCË PËR ÇMIMIN FILMIK NË EUROPARLAMENTIN 

"Armiku klasik" i Rok Biçek nga Sllovenia, "Vajzëria" e Selin Shiama nga Franca dhe koproduksioni plak-danez "Ida" nga Pavel Pavlikovski, do të garojnë për çmimin filmik vjetor "Luks" në Parlamentin Evropian.  
Tematika e të tre filmave përfshin çështje sociale moderne evropiane, me fokus të veçantë te të rinjtë.  

Finalistët do të titullohen në 24 gjuhët zyrtare të BE-së dhe do të paraqiten në të gjithë 28 vendet anëtare të BE-së, në më shumë se 40 qytete dhe 18 festivale, gjatë vjeshtës së ardhshme"Ditët filmike të Luks-it"  Gjithashtu, ato do të përshtaten edhe për personat me shikim dhe dëgjim të dëmtuar. 

Fituesi do të zgjidhet nga ana e eurodeputetëve dhe do të publikohet në dhjetor të këtij viti.  

Vitin e dytë me radhë, shikuesit do të kenë mundësi të votojnë për filmin e tyre të preferuar, ndërsa njëri prej tyre do të shpërblehet me vizitë në Festivalin filmik ndërkombëtar në Karllovi Vari në vitin 2015. 
Përndryshe, çmimin "LUKS", që në gjuhën latine do të thotë "dritë", e ndan nga viti 2007, me qëllim që të ndahet diversiteti dhe pasuria e kinematografisë evropiane. 

a

Na ndiqni në:

Click